Basketboll

DERBI NË LETËR, REALI MPOSHT THELLË FENERIN E Ç’ORIENTUAR

Prishtinë(Asistionline) – Real Madridi e ka arritur edhe fitoren e pestë me radhë në Euroligë, duke i’a shkaktuar, Fenerbahçes humbjen e tretë radhazi në këtë garë.

Madrilenët kanë arritur të triumfojnë me rezultat të thellë në shtëpi, ndaj Fenerbahçes me rezultat të përgjithshëm, 94-74, duke bërë që kjo ndeshje të mos i përngjajë, fare një derbi, ashtu siç ishte parashikuar para nisjes.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Realit sonte, Alberto Abalde me 17, Jayce Carroll me 15, Anthony Randolph me 14 e Walter Tavares me 13 sosh.

Tek Feneri s’mjaftuan për fitore, Danilo Barthel me 22 pikë e Lorenzo Brown me 18 sosh.

Në duelet e tjera të ditës së premtë, Zeniti arriti fitore në udhëtim tek Alba e Berlinit, 66-73. Olimpia Milano fitoi në shtëpi ndaj Zalgirisit me rezultat, 98-92. Barcelona mposhti Crvena Zvezdën me shifrat, 76-65 dhe në duelin e fundit, Valencia triumfoi minimalisht ndaj Maccabi Tel Avivit, 82-80.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.