Basketboll

YLLI PËRFORCOHET ME ISH-LOJTARIN E HUAJ TË BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit si duket po e shfrytëzon mirë, pauzën dy javore në Superligën e Kosovës, për ta rikonsoliduar rosterin në pikat ku po ‘çalon’.

Pak më herët, klubi therandas nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, njoftoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin amerikan, Griffin Ramme.

Ramme është emër i njohur në basketbollin kosovar, por edhe atë shqiptar, sepse vite më parë ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit, si dhe viteve të fundit, Goga Basketit e Tiranës në Shqipëri.

31 vjeçari ishte pjesë e Bashkimit në stinorin 2015/16 dhe kishte mesatare prej, 6.7 pikëve, 2.5 kërcimeve dhe 2.0 asisteve për ndeshje.

Në stinorin e fundit, basketbollisti amerikan u paraqit te Goga Basketi me të cilët e fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, përderisa stinori i rregullt ishte anuluar, shkaku i pandemisë covid-19 dhe nuk ishte shpallur kampioni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.