EKSKLUZIVE: MARMARINOS FLET PËR KOSOVËN DHE KUNDËRSHTARËT E SAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë kohës sa ekipi i ASISTIT, qëndroi në kampin stërvitor Kosovës, zhvilloi një intervistë ekskluzive dhe më të gjatë me selektorin e Kosovës.
Vetëm për ju, flet Christos Marmarinos:
Gjatë këtyre kohëve të vështira të pandemisë ne do të luajmë kundër Sllovakisë dhe Islandës, të enjten dhe të shtunën . Jemi shumë afër këtyre dy ndeshjeve dhe na intereson të dimë se sa jemi të gatshëm dhe cila është situata në skuadër?
MARMARINOS
Prej asaj çka kam parë deri tash, nuk mund të pres më shumë nga lojtarët. Ata po e japin maksimumin dhe kjo është ajo çka presim në këtë periudhë të stinorit. Më e rëndësishmja për ne është se, po u japim shembull të tjerëve. Nëse shkojmë atje dhe mbetemi të shëndosh, nëse luftojmë dhe japim maksimumin tonë atëherë … besoj se kjo është ajo që të gjithë po presin nga ne dhe kjo
është ajo që do t’ju tregojmë, është shembulli që po e japim për të gjithë në Kosovë. Është me rëndësi që të shkojmë dhe të prezantojmë vlerat dhe popullin shtetit, në mënyrën më të mirë të mundur
Kemi mungesa dhe na nuk do t’i kemi disa lojtar të rëndësishëm. Cili është
plani juaj ?
MARMARINOS
E kuptoj se lojtarët të mungojnë janë të rëndësishëm dhe shpresoj të bëhen më mirë. Përfaqësuesja është këtu për ta dhe ata na mungojnë. Shpresoj të kthehen sa më shpejtë por, nga ana tjetër kemi grupin e djemve që janë këtu dhe po stërviten çdo ditë dhe në këtë moment, unë dua të fokusohem tek ata sepse ata do të luftojnë edhe për shokët që nuk janë me neve prandaj barra është mbi ta.
Si ekip Përfaqësues ne kemi identitet por njëkohësisht po tentojmë t’i përshtatemi situatës. Ne do të tentojmë të luajmë lojë më ndryshe se sa në ndeshjet paraprake. Kemi përbërje plotësisht të ndryshme. Shumë minuta bazike , lojtar kryesor po mungojnë dhe ne duhet të ndryshojmë dhe të përshtatemi. Aktualisht jemi duke i bërë këto ndryshime dhe do ta shohim rezultatin e kësaj në ndeshje.
Një gjë të cilën e vërejta kur hyra në palestër ishte atmosfera dhe
disponimi pozitiv
MARMARINOS
Ky është shpirti që ne dëshirojmë ta ketë Përfaqësuesja e jonë. Është diçka speciale. Pa dashur të të tregoj mos-respekt për ekipet për të cilat kta djem luajnë por kur vjen dikush në përfaqësuese , këtu duhet të jetë një atmosferë më ndryshe sepse është më speciale, është diçka unike dhe jemi një familje e cila bashkohet me çdo rast që kemi dhe kjo është ndjenjë krejtësisht tjetër sepse
ne e ngrisim popullin tonë përmes Përfaqësueses dhe këtë dëshirojmë ta bëjmë. Çdo herë kur shteti ynë kërkon nga ne që të bëjmë diçka , ne duhet t’i dalim zot dhe të jemi edhe më të mirë se sa jemi në jetën e përditshme, në punën tonë, në familjet tona. Prandaj, ne duhet ta tregojmë këtë si skuadër, tek të gjithë ata që na shikojnë.
Konkretisht, ndeshja kundër Sllovakisë. Deri tash jemi takuar 4 herë , të gjitha ishin miqësore por sllovakët kanë 3 fitore dhe Kosova 1. Sa mirë i njihni sllovakët që luajtën në shkurtdhe a
keni informata se si është gjendja tek ata sepse nuk po tregojnë shumë?
MARMARINOS
Jemi duke tentuar të marrim informata nga sa më shumë burime. Kemi trajner dhe të njofshëm nga të cilët po mundhemi të marrim sa më shumë informata. Aktualisht, mendoj se as ata vet nuk po e din se cilët lojtarë do t’i kenë në dispozicion sepse FIBA na ka detyruar të bëjmë teste të vazhdueshme. Ne sot e patëm testin e tretë brenda 7 ditëve dhe po i presim rezultatet për të parë se
cilën skuadër ne do ta kemi dhe besoj se një situat e ngjashme është edhe me sllovakët dhe ekipet tjera. Ne i respektojmë. Ata kanë disa lojtarë kualitativ në ligën e Spanjës që është më e mira në Evropë, janë lojtarë me përvojë ndërkombëtare por ata do të luajnë lojën e tyre dhe ne do ta luajmë lojën tonë. Secila skuadër do të tentojë të shfrytëzoj avantazhin e vet: ata do të shfrytëzojnë shtatëlartësin kurse ne virtytet tona për të kompensuar atë.
Dhe ndeshja kundër Islandës. Ndeshjen paraprake e fituam me rezultat të
ngushtë dhe ne shënuam 14 treshe. Ato ishin 42 nga totali prej 80 pikëve.
Ata patën Jonsoni, Bjornsonin dhe Hlinasoninqë ishin rival të vështirë. A
keni informata për formën e tyre dhe si po luajnë ?
MARMARINOS
Ata do ta kenë një tjetër lojtar Jon Axel Gudmundsson i cili ka luajtur në kolegjin Davidson dhe tash luan në Bundesligë për Frankfurt Skyliners. Është lojtar kualitativ që vjen nga basketbolli amerikan. Pra, ata janë shumë të mirë dhe të fortë . Kurse, e di, gjuajtjet për treshe janë taktikë. Kur dikush është më i gjatë se ju atëherë ju duhet të vini me ide tjera se si t’i bëni ball, Një nga to është të luajm më shpejt, mbrojtje më agresive dhe të gjuajmë më shumë treshe. Kjo është qëllimi në basketboll. Ne duhet të krijojmë raste të mira për gjuajtje. Për mua nuk është me rëndësi a është dyshe apo treshe , treshja ka vlerë më të mirë por mund të jetë edhe treshe POR me rëndësi është të jetë gjuajtje e mirë, gjuajtje për të cilën ka punuar e tërë skuadra dhe të cilën do ta përkrah e tërë skuadra pavarësisht nëse qëllohet apo jo. Ne jemi në këtë betejë së bashku dhe do të doja sikur të shënomi po aq treshe
në këto ndeshje por do të jem i lumtur nëe shutojmë 40% të tresheve. Unë besoj në ekipin tonë, në lojtarët tanë dhe aftësinë e tyre për të gjuajtur dhe nëse do të kemi efikasitet të mirë , gjasat i kemi shumë të mira
Në përmbyllje. Po na mungojnë Jones dhe Lis Shoshi, Dardani , Gzimi e
Samiri por një gjë që po e shoh që nuk po na mungon është dëshira,
pozitiviteti dhe shpirti luftarak.
MARMARINOS
Pikërisht. Nuk ke mundur ta thuash më mirë. Neve po na mungojnë lojtarë të rëndësishëm por është gjithashtu shumë e rëndësishme se përbërja të cilën e kemi, me të do të luftojmë. Me te do të luftojmë dhe fitojmë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.