Basketboll

E SHTATA ME RADHË PËR AS PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka harruar shijen e disfatës, duke fituar edhe ndeshjen e shtatë me radhë në Ligën e parë.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Valentin Spaqi, kanë mposhtur në udhëtim Lipjanin me rezultat bindës, 77-97 dhe duke e dominuar që nga fillimi e deri në fund.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Asit sonte ishin, Rron Kurti me 25 pikë, Dardan Sejdiu me 20 pikë e 12 kërcime, Alban Latifaj me 17 pikë, 9 kërcime e 9 asiste, si dhe Endrit Berisha me 16 pikë.

Tek Lipjani me lojë të mirë u dalluan, Fazli Vitia me 28 pikë, 12 kërcime e 7 asiste,  3 vjedhje topash e 4 bllokada, si dhe Besmir Nuli e Egzon Hasani me nga 14 pikë secili.

Pas xhiros së shtatë, As Prishtina pozicionohet në vendin e parë me 14 pikë, duke arritur 7 fitore nga 7 ndeshje të zhvilluara. Përderisa, Lipjani mbetet i fundit me 7 pikë dhe 7 disfata nga po aq ndeshje të luajtura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.