Basketboll

KBF BASHKIMI LEHTË NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave e ka arritur edhe fitoren e shtatë me radhë në Superligë.
Vashat prizrenase kanë triumfuar, ndaj Trepçës në Sezai Surroi me rezultat, 66-42.
Lojtaret më të dalluara në këtë fitore rutinore të Bashkimit sot ishin, Lejzae Davidson me 16 pikë, Marigona Rushiti me 7 pikë e Jeta Zeka me 6 sosh.
Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Sihana Ramoja me 19 pikë e Lorena Haxha me 13 sosh.
Pas xhiros së shtatë, Bashkimi vazhdon ti prijë Superligës me 14 pikë, 7 ndeshje/7fitore. E Trepça mbetet e pesta me 1 fitore/6 disfata.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.