Basketboll

EKSKLUZIVE: PARAQITJET E EDONIT DHE E KALUARA E BESIM MAXHUNIT, NXITIN REAGIMET E NJERËZVE DHE MEDIAVE NË SERBI

Prishtinë(AsistiOnline) – Interesim i madh për paraqitjet e Edon Maxhunit dhe sidomos në ndeshjen kundër Serbisë, kanë nxitur të reagojë opinionin e basketbollit dhe mediat në Serbi dhe kjo e ka përshkuar këtë javë të basketbollistit me të ardhme të ndritur dhe prejardhje nga Kosova.

 

Gjatë ndeshjes sa Edoni po luante kundër Serbisë, babai i Edonit, Besimi ish-basketbollist i spikatur, për AsistiOnline.com tregon ekskluzivisht se si e kishin vërshuar mesazhet nga njerëzit e basketbollit në Serbi, madje komentatori i Televizionit kryesor serb, ka folur për Edonin, familjen Maxhuni në përgjithësi, por edhe për karrierën e Besimit si lojtar.

 

 

Performanca fantastike e Edonit ndaj Serbisë, s’ka pasur si t’ju ikë nga sytë e stafit drejtues të ekipit kombëtar serb, konkretisht direkt të selektorit me renome botërore, Igor Kokoshkov.

 

Selektori i Serbisë, Igor Kokoshkov pas ndeshjes i’u është afruar Edonit dhe citohet ti ketë thënë: ”Po shihet që nuk je finlandez dhe për këtë po bën performanca të tilla”, tregon babai i djaloshit kosovar që shëndrit në parket, pavarësisht kundërshtarëve.

 

Radio Televizioni i Serbisë me theks të veçantë e ka përmendur enkas në një transmetim të drejtpërdrejt, familjen Maxhuni e posaçërisht Besim Maxhunin, se si po punon në Finlandë si trajner, si e ka edukuar Edonin dhe nuk është çudi, se djali i tij po luan mirë, sepse babai i tij, ka qenë një pllejmejker i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë, ka luajtur për Prishtinën.

 

Ndërsa komplimente të medha, për lojën e Edonit, babait të tij, i ka dhënë edhe një ish-trajner i Besim Maxhunit, serb nga Bosnja me fjalët, ”Kulmi i kulmit eshte ky djali i ytë, çfarë udhëheqje, çfarë shuti, çfarë vetëbesimi, nuk kam fjalë”, tregon Besimi.

 

Edoni në ndeshjen kundër Serbisë, nuk ka kaluar pa u parë edhe nga sytë e menagjerit të shumë lojtarëve të mëdhenjë nëpër Evropë, Mishko Raznatovic, i cili thekson se, ‘‘Kulm i basketbollit në të ardhmen do të jetë ky djalosh, moti nuk e kam parë, por në ndeshjen kundër Serbisë e pash dhe për një vit, çfarë ka përparuar ky djalosh, është e pabesueshme”, transmetohet të ketë thënë, Raznatovic.

 

Ndërsa edhe vetë Besimi, është habitur me mesazhet e shumta pozitive, që ka marrë nga opinioni i basketbollit në Serbi, të cilat e përmendin Edonin, vazhdimisht si djali i një ish-lojtari të spikatur nga Kosova në ish-Jugosllavi.

 

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.