Basketboll

PRISHTINA – YLLI, SONTE NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, do të luhet përballja e shtyer e xhiros së katërt, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Ndeshja që do të zhvillohet sonte ndërmjet kryeqytetasve dhe therandasve, pritet të jetë shumë interesante. Deri tani, bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse therandasit tri fitore dhe një humbje. Ndeshja do të zhvillohet sonte në palestrën “Don Bosko”.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

Prince Caffe Superliga – Java 4

E enjte

16:30 Sigal Prishtina – Golden Eeagle Ylli

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.