Basketboll

BASHKIMI MPOSHT PRISHTINËN, I REVANSHOHET PËR HUMBJEN NË SUPERKUPË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi ju është revanshuar me fitore, Sigal Prishtinës për humbjen në fillim të stinorit në finale të Superkupës.

Ekipi prizrenas ka arritur të mposhtë Sigal Prishtinën me rezultat tejet të ngushtë, 83-74.

Ndeshja nisi me baraspeshë të madhe e ku Bashkimi për një noancë ishte më i mirë se mysafirët nga kryeqyteti dhe çereku i parë u mbyll, 21-20. Ndërsa në periudhën e dytë, Bashkimi rriti ritmin e ndeshjes dhe arriti që ta fitojë bindshëm këtë çerek(25-12) e pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, 46-32.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Prishtinës u këndellën dhe arritën që fillimisht ta fitojnë çerekun e tretë, 13-23 dhe ta ngushtojnë rezultatin në maksimum, ndërsa në fillim të çerekut të katërt, kryeqytetasit për një kohë të shkurtër e morrën avantazhin nën-kontroll, por Bashkimi reagoi shpejtë dhe riktheu avantazhin(23-19) e në fund e fitoi edhe ndeshjen, 83-74.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e mundimshme të Bashkimit sonte ishin: Musab Mala me 26 pikë, Julian Hamati me 15 pikë, Sean Hoehn me 13 pikë e Nikola Vukcevic me 12 sosh.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore: Daniel Lekndreaj me 21 pikë, Arian Qallaku me 19 pikë e Fisnik Rugova me 17 sosh.

Pas xhiros së shtatë, Bashkimi arrin në kuotën e 9 pikëve dhe tash ngritet në pozitën e 7-të me 2 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Prishtina tash gjendet në pozitën e fundit, poashtu me 9 pikë, 2 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.