DERBI LOKAL I PRIZRENIT NË LIGËN E PARË I TAKOI NEW BASKETIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i skuadrave prizrenase në Ligën e parë i ka takuar, New Basketit që ka mposhtur Megasportin.
New Basket ka arritur të mposhtë rivalin lokal, Megasportin me rezultatet të përgjithshëm, 61-72, në një ndeshje tejet interesante, sidomos në çerekun e fundit.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e New Basketit sonte, Hajriz Hazeri me double-double(23pk, 10krc, 6ast), Ardit Memqaj me 15 pikë, Joshua Juddine me 12 pikë dhe Bardh Rexha me 10 sosh.
Tek Megasporti me lojë të mirë u dalluan, Ardit Osmani me 15 pikë, Ensar Muriqi me double-double(14pk, 12krc) dhe Gazmend Hazeri me 12 pikë.
Pas xhiros së nëntë, New Basketi e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e 5-të me 14 pikë, 5 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Megasporti e mbyll vjeshtën në pozitën e 8-të me 11 pikë, 2 fitore e 7 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.