FERONIKELI FITON ME TELASHE NDAJ LIPJANIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Feronikeli e ka fituar përballjen e skuadrave nga fundi i tabelës në Ligën e parë, ndaj Lipjanit.
‘Industrialistët’ kanë triumfuar ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat të ngushtë, 80-82.
Ekipi i Feronikelit i fitoi dy periodat e para të ndeshjes(16-17, 20-37) dhe mbylli pjesën e parë me 18 pikë avantazh. Ndërsa, Lipjani në pjesën e dytë u këndell dhe fitoi periudhat e fundit(25-16, 19-12), por jo mjaftueshëm, sepse deficiti nga humbja e thellë e çerekut të dytë ishte e madhe dhe në fund, Nikli iu gëzua me meritë fitores.
Engjull Sollova me 23 pikë, 11 kërcime e 7 asiste, Endrit Ibrahimi poashtu me 23 pikë, Fisnik Hoti me 15 pikë e Albin Rexhepi me 12 pikë u dalluan në këtë fitore të Niklit sonte.
Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, Fazli Vitia me plotë 38 pikë, Egzon Hasani me 16 pikë e Hamit Sllamniku me 15 pikë.
Pas xhiros së nëntë, Feronikeli gjendet në pozitën e 7-të me 12 pikë, 3 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Lipjani e mbyll vjeshtën në pozitën e fundit me 9 humbje nga 9 ndeshje të zhvilluara.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.