FINALISTËT E SUPERKUPËS, TAKOHEN SOT NË PRIZREN
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës, vazhdon sot me ndeshjen e dytë në planprogram e cila me të drejtë edhe cilësohet si derbi i ditës.
Bëhet fjalë për duelin, Bashkimi-Sigal Prishtina. Prizrenasit deri tani kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit dy fitore dhe katër humbje, andaj fitorja është shumë e vlefshme për të dyja ekipet në këtë përballje.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Prince Caffe Superliga – Java 7
E shtunë
15:00 Bashkimi – Sigal Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.