KBF PRISHTINA MBYLL VJESHTËN ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor me fitore tejet të vështirë ndaj KBF Kastriotit.
Vashat kryeqytetase kanë mposhtur ato ferizajase me rezultat final, 76-63.
Lojtaret më të dalluara te Prishtina sonte ishin: Enxhi Xhanaj me double-double(19pk, 14krc) dhe Besjana Martinaj me 14 pikë.
Tek Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 28 pikë e Anita Grainca me double-double(16pk, 12krc).
Pas xhiros së dhjetë, KBF Prishtina e mbyll stinorin në pozitën e 3-të me 16 pikë, 6 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Kastrioti pozicionohet i 5-të me 11 pikë, 1 fitore e 9 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.