Basketboll

KY ËSHTË EPILOGU I DERITANISHËM I PËRBALLJEVE MES YLLIT DHE RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli dhe Rahoveci janë dy skuadra që viteve të fundit e kanë ngritur në maksimum rivalitetin mes tyre në lojën e basketbollit.
 
Por, cili është epilogu i deritanishëm i përballjeve në SUPERLIGË mes Yllit dhe Rahovecit, konkretisht cila skuadër prinë me fitore, kur është zhvilluar dueli i parë mes dy ekipeve dhe cilat janë fitoret më të thella, ndaj njëri tjetrit ekip?

——————————————————————————————————————————————————————

 
AsistiOnline.com ka hulumtuar në lidhje me këto enigma dhe në bazë të asaj që ka hasur, del të jetë se deri më tani në Superligën e Kosovës, mes këtyre dy skuadrave janë zhvilluar 18 duele.

___________________________________________________________________________________________________

 
Skuadra e Rahovecit, prinë me 10 fitore, ndërsa ajo e Yllit ka 8 fitore.
 
Përballja e parë zyrtare mes këtyre skuadrave, ishte zhvilluar më 24/10/2016, duel të cilin e kishte fituar, Ylli si mysafir me rezultatin 59-77.
 
Fitorja më e thellë e Yllit ndaj Rahovecit, është ajo e datës, 20/11/2018 me 23 pikë dallim dhe rezultat, 78-101.
 
Ndërsa, fitorja më e thellë e Rahovecit ndaj Yllit është ajo me 24 pikë dallim dhe daton më 18/03/2018.

 

___________________________________________________________________________________________________

 
Ndeshja e nesërme mes Yllit dhe Rahovecit, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova e le të fitojë më i miri.
 
Rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.