Basketboll

VËLLAZNIMI E PEJA E HAPIN XHIRON E SHTATË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt, hapet sot në Gjakovë me një sfidë tejet interesante që premton të jetë interesante dhe nisë nga ora 13:00.

Bëhet fjalë për duelin në mes të Vëllaznimit të Gjakovës dhe Pejës. Sfidë kjo që pritet të jetë shumë interesante me vendasit, që hynë në ndeshje pas fitores së ëmbël ndaj Prishtinës. Ndërsa edhe Peja ka arsyje për të hyrë me disponim në ndeshje, pasi deri më tani, është ekipi i vetëm i pamposhtur në elitën kosovare.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Java 7

E shtunë

13:00 Vëllaznimi – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.