Basketboll

VËLLAZNIMI IA SHKAKTON DISFATËN E PARË DHE TË THELLË PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur fitore të madhe në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës, ndaj Pejës.

Gjakovarët ju kanë shkaktuar humbjen e parë të stinorit, skuadrës së Pejës me rezultat të përgjithshëm dhe të thellë të ndeshjes, 85-62.

Para nisjes së sfidës, Peja ishte favorite absolute për ta fituar takimin, marrë parasysh formën e lartë dhe pa humbje deri tani, por sot doli krejtësisht e kundërta sepse Vëllaznimi e dominoi ndeshjen në të gjitha periodat e takimit, përveç të fundit(19-9, 23-17, 20-13, 23-23) dhe kështu në fund arriti fitore të merituar përballë Pejës.

Lojtarët më të spikatur në këtë fitore të madhe të Vëllaznimit sot ishin, Cedric Council me 26 pikë e 9 kërcime, Chris Hortman me 22 pikë, 9 kërcime e 8 asiste, Devante Jackson me 13 pikë e 7 kërcime, si dhe Robert Shestani me 11 pikë, 6 kërcime e 4 asiste.

Tek Peja s’mjaftuan për fitore, Robert Cartwright e Drilon Hajrizi me nga 17 pikë, si dhe Dardan Berisha që realizoi 8 sosh.

Pas xhiros së shtatë, Vëllaznimi ngritet në vendin e 4-të me 10 pikë, 3 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Peja sot pësoi disfatën e parë të stinorit, karshi 6 fitoreve, por që mbetet e para në tabelë me 13 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Rahovecin, ndërsa Peja do të ndeshet me Sigal Prishtinën në kryeqytet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.