Basketboll

PONTE PRIZRENI TRIUMFON NË UDHËTIM TE TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Prizreni, ka arritur fitore si mysafir i Trepçës në Mitrovicë me rezultat të përgjithshëm, 56-69.

Edhe pse ndeshja ishte tejet e ngushtë në rezultat, sidomos në pjesën e parë, Ponte Prizreni i fitoi të gjitha periodat e kësaj ndeshje(13-14, 10-15, 16-22, 17-18) dhe në fund me meritë iu gëzua fitores.

Xavier Cannefax me 24 pikë, Ty Nichols me 12 pikë, Josh Martin, Urim Zenelaj e Blend Matoshi me nga 8 pikë secili, spikatën në këtë fitore të Ponte Prizrenit sonte.

Tek Trepça pikë dyshifrore arritën: Besnik Azemi me 14 pikë e Mojeed Ewuosho me 12 pikë.

Pas xhiros së shtatë, Ponte Prizreni arrin në kuotën e 11 pikëve me 4 fitore e 3 humbje. Ndërsa, Trepça sonte pësoi edhe disfatën e pestë, karshi dy fitoreve dhe ka 9 pikë.

Në xhiron e radhës, Trepça e pret Bashkimin e Ponte Prizreni i shkon Golden Eagle Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.