Basketboll

HOEHN ME 36 PIKË, BASHKIMI ME FITOREN E DYTË SEZONALE NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Performanca fantastike e amerikanit të Bashkimit, Sean Hoehn, ka qenë fatale për ekipin e Trepçës sonte.

Ekipi mysafir nga Prizreni, ka arritur të mposhtë Trepçën në ”Minatori” të Mitrovicës me rezultatin final dhe të ngushtë të ndeshjes, 91-95.

Sa i përket rrjedhës së sfidës, Bashkimi e nisi më mirë se Trepça, duke i fituar dy periodat e para(23-28, 23-26) dhe shkoi në pushim me avantazh, 46-54. Në pjesën e dytë, basketbollistët e Trepçës u mobilizuan paksa dhe fillimisht e fituan çerekun e tretë, 22-19, ndërsa e fituan edhe atë të fundit minimalisht, 23-22, por që nuk mjaftoi për përmbysje rezultati e fitorja në fund, ju takoi mysafirëve nga Prizreni.

Sean Hoehn ishte enigmë e pazgjedhur për Trepçën sonte, duke realizuar plotë 36 pikë, por në fitoren e prizrenasve sonte u dalluan edhe mitrovicasi, Musab Mala me 24 pikë, Shaq Carter me 14 pikë e Juljan Hamati me 10 sosh.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, përforcimi i ri Andre Isabell me 19 pikë, Burim Zekiqi me 17 pikë, e Devin Haygood me 13 sosh.

Pas xhiros së tetë, Bashkimi arrin fitoren e tretë sezonale, karshi 5 humbje dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve, por që mbetet i 6-ti në tabelë. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e gjashtë sezonale, karshi dy fitoreve dhe ka 10 pikë në pozitën e parafundit.

Në xhiron e vikendit, Trepça e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi Yllin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.