Basketboll

XHIRO E 9-TË HAPET SOT ME NJË SFIDË INTERESANTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 9-të e Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt, hapet sot me dy sfida tejet interesante.

Ndeshja hapëse e xhiros luhet në Prizren, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tre fitore dhe pesë humbje, kurse therandasit katër fitore dhe katër humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 9

E shtunë

15:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.