Basketboll

MBYLLET XHIRO E 9-TË E SUPERLIGËS, DY EKIPE NË KRYE TË RENDITJES ME PIKË TË BARABARTA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e 9-të e ndeshjeve të Superligës së Kosovës te meshkujt me rezultate tejet interesante.

Takime të cilat janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën e që ishin shumë interesante për publikun dhe fitore arritën kryesisht skuadrat favorite.

Të shtunën në ndeshjen e parë të xhiros, Bashkimi në formë, mposhti Yllin që ka krizë të thellë të rezultateve. Përderisa në po të njejtën ditë u luajt edhe derbi i xhiros, ku Rahoveci triumfoi në ”Mizahir Isma” ndaj Pejës.

Të dielën xhiroja nisi përsëri në Prizren, atje ku Ponte Prizreni triumfoi ndaj Vëllaznimit. Dhe në ndeshjen përmbyllëse të xhiros në ”Minatorin” legjendar, Prishtina arriti fitore me shumë mund, ndaj Trepçës.

——————————————————————————————————————————————————————

Rezultatet komplete:

Bashkimi – Ylli                       89-85

Rahoveci – Peja                     86-77

Prizreni – Vëllaznimi             98-82

Trepça – Prishtina                 70-78

——————————————————————————————————————————————————————

Tabela pas xhiros së shtatë:

1.Peja                      16 pikë(koshdiferencën 71).

2.Rahoveci             16 pikë(koshdiferencën 64).

3.Prizreni                15 pikë

4.Ylli                        13 pikë

5.Bashkimi             13 pikë

6.Vëllaznimi           12 pikë

7.Prishtina              12 pikë

8.Trepça                  11 pikë

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.