Basketboll

TREPÇA EMËRON NË KRYE TË SHTABIT TEKNIK, TRAJNERIN E NJOHUR TURK

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkarkimit të trajnerit kroat, Neven Pllantak, skuadra e Trepçës menjëherë e ka gjetur njeriun i cili do ti prijë ekipit mitrovicas në vazhdim.

Mitrovicasit para pak çastesh kanë njoftuar, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur turk, Serhat Sehit i cili nga tash e tutje do ta drejtojë ekipin ‘xehtar’.

Sehit ka përvojë tejet të madhe në ‘zejen’ e trajnerit, pasiqë më herët ka ushtruar rolin e ndihmës trajnerit të kombëtares së Turqisë si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke.

Në pesë stinorët e fundit, Sehit ka qenë ndihmës trajner i parë, tek skuadra e njohur elitare turke, ”Buyukcekmece” dhe është një trajner tejet i respektuar në basketbollin turk.

Në ekipin e Trepçës, janë paralajmëruar ndryshime të shumta edhe në roster për të cilat nga tash do të vendosë, trajneri i ri që u prezantua sot.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.