TREPÇA NDËRPREN BASHKËPUNIMIN ME PLLANTAKUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm të skuadrës, Neven Pllantak.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi mitrovicas ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin kroat, Neven Pllantak të cilin e ka falenderuar për kontributin e deritanishëm.
”KB Trepça në bashkëkordinim dhe me pajtimin e dy palëve nga sot kanë ndërprerë kontratën me trenerin e skuadrës Neven Pllantak. Klubi, tifozët si dhe i gjithë qyteti i Mitrovicës e falënderojnë përzemërsisht për kontributin e dhënë dhe gadishmërinë e treguar edhe në të kaluarën për ti ndihmuar klubit edhe në sfida dhe misione shumë të vështira”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
Tek Trepça pritet të ketë ndryshime të shumta në roster, gjatë merkatos së janarit. Pas performancave të dobëta në stinorin vjeshtor, klubi ‘xehtar’ do të kërkojë këndelljen në pranverë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.