Basketboll

HOUSTONI FITON EDHE PA HARDENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër mungesës së super-yllit, James Harden, Houstoni ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë, ndaj Sacramentos në stinorin e ri të NBA-së.

‘Raketat’ kanë triumfuar ndaj ekipit të Kings me rezultat tejet të ngushtë, 102-94, por njëkohësisht edhe tejet i vlefshëm për ecurinë e kampionatit.

Transferi i ri, John Wall me 28 pikë dhe Eric Gordon me 21 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të Houstonit.

Përderisa te Sacramento s’mjaftuan për fitore, De’Aron Fox me 23 pikë e as Harrison Barnes me 21 sosh.

/AsistiOnline.com/ 

https://www.youtube.com/watch?v=WowpbdHloiY

 

Komentet janë të mbyllura.