BASHKIMI LIRON QENDRËN SHAQ CARTER
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka liruar një nga lojtarët e huaj të ekipit.
Prizrenasit kanë njoftuar se kanë liruar nga skuadra, qendrën amerikane, Shaq Carter të cilin e kanë falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, duke i uruar suksese të mëtutjeshme.
”Qendra amerikane, Shaq Carter, ka shkëputur kontratën me Bashkimin pas marrëveshjes së dyanshme me drejtuesit e klubit. Falenderojmë basketbollistin për kontributin e tij të deritashëm dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Të kujtojmë se ditë më parë, skuadra e Bashkimit njoftoi pë transferimin e qendrës shqiptare, Endrit Hysenagolli dhe kjo duket të jetë arsyeja kryesore e shkëputjes së bashkëpunimit me Carterin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.