EKSKLUZIVE: RADOVIÇ AFËR NËNSHKRIMIT ME SIGAL PRISHTINËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri malazez, Dragan Radoviç me shumë gjasa pritet që të rikthehet shpejtë në basketbollin e Kosovës, por kësaj radhe me klub të ri.
AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht, se 44 vjeçari i lindur në Cetinje të Malit të Zi, është afër marrëveshjes finale me skuadrën e Sigal Prishtinës, për tu rikthyer si trajner në basketbollin e Kosovës, ku ka punuar jo më larg se në vitin(2020) që e lamë pas.
Sipas burimeve ekskluzive të AsistiOnline.com, trajneri aktual i klubit të Prishtinës, Andin Rashica pritet që të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti të cilin e ushtron aktualisht, për shkaqe personale të cilat i lidhen me shëndetin dhe drejtimin e skuadrës më të madhe në vendin tonë, pritet ta marrë një emër i njohur për basketbollin e Kosovës e që është ish-trajneri i Bashkimit dhe së fundi i Yllit, Dragan Radoviç.
Po të njëjtat burimet që e kanë konfirmuar arritjen e ujdisë, ndërmjet Radoviçit dhe Prishtinës, poashtu kanë treguar se Radoviç i njohur si ‘Prle’, pritet të bashkohet me klubin nga kryeqyteti shumë shpejtë dhe të nisë misionin e vështirë me prishtinasit për largim nga pozitat e fundit në tabelë.
Aktualisht Sigal Prishtina gjendet në një pozitë aspak të përshtatshme në renditjen tabelare të Superligës në pozitën e 6-të me 4 fitore, 9 humbje e vetëm 17 pikë të grumbulluara, gjë e cila nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë në histori të klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.