RAHOVECI FESTON NË ”MINATORI”, RIKTHEHET NË KRYE TË TABELËS
Prishtinë(AsistiOnline)– KB Rahoveci ka arritur të mposhtë Trepçën në ”Minatori”, për t’ju rikthyer kreut të tabelës.
‘Vreshtarët’ kanë triumfuar sot ndaj Trepçës me rezultat, 67-81.
Skuadra e Bujar Locit e nisi shumë më mirë që nga fillimi këtë ndeshje, duke fituar tre çerekë të ndeshjes tejet bindshëm, përderisa Trepçës nuk i mjaftoi për fitore, triumfi në çerekun e tretë e as transferet e reja që megjithatë paralajmëruan se Trepça nga janari do jetë shumë më e fortë.
Dy të zakonshmit, Isaiah Traylor e Marvin Jones, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e Rahovecit, Traylor kishte 25 pikë e Jones 19, por u dalluan edhe Alban Veseli me 17 pikë e Amadi Ikpeze me 12.
Te Trepça lojë të mirë shfaqën, transferet e reja, Erving Walker me plotë 25 pikë, Dillon Smith me 11 pikë, Staphon Blair me double-double(11pk, 18krc).
Pas xhiros së 13-të, Rahoveci renditet i pari në tabelë me 23 pikë, 10 fitore e 3 humbje. Përderisa, Trepça mbetet e fundit me 15 pikë, 2 fitore e 11 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.