Basketboll

TREPÇA ME PËRFORCIMET E REJA E PRET RAHOVECIN E MOTIVUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e dytë e xhiros së 13-të në elitën e basketbollit kosovar, pritet të jetë edhe më interesante se ajo e para.

Nisë me duelin, Trepça – Rahoveci. Skuadra mitrovicase që ka bërë disa ndryshime të mëdha në skuadër do të ndeshet me Rahovecin, që ka synime të mëdha në këtë edicion. Deri tani mitrovicasit kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse ‘vreshtarët’ nëntë fitore dhe tri humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 13

E enjte

15:00 Trepça – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.