Basketboll

NETS FITOJNË PËRBALLJEN E VËSHTIRË NDAJ PHILADELPHIAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets e kanë arritur edhe fitoren e pestë në stinorin e ri të NBA-së.

Ekipi që sivjet udhëheqet nga Steve Nash, ka arritur të triumfojë përballë Philadelphias me rezultat final, 122-109.

Joe Harris me 28 pikë e Caris LeVert me 22 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar në këtë fitore për Nets.

Përderisa tek Sixers s’mjaftuan për fitore, Shake Milton me 24 pikë e Joel Embiid me 20 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.