Basketboll

ISTOGU PARALAJMËRON PËRFORCIME PËR TË KËRKUAR SUPERLIGËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më në formë në Ligën e parë të Kosovës në basketboll, Istogu po paralajmëron përforcime në skuadër për stinorin pranveror.
 
Skuadra që e mbylli stinorin vjeshtor të Ligës së parë në pozitën e tretë në tabelë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, ka paralajmëruar përforcime në ekip me qëllimin e vetëm që të kërkohet elita e basketbollit kosovar.
 
”Klubi ynë ka vendosur që të mos qendrojë duarkryq në afatin e kalimtar të janarit, duke i parë synimet tona me disa perforcime qe tani jemi në bisedime finale me ta, klubi ynë inkuadrimin në superlige do ta ketë edhe më të lehtë. Shumë shpejtë do tju informojmë për çdo gjë rreth këtyre transferimeve”, thuhet në paralajmërimin e skuadrës istogase.
 
Istogu stinorin vjeshtor të Ligës së parë e mbylli në pozitën e 3-të me 16 pikë, 7 fitore e 2 humbje.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.