Basketboll

VAZHDIMET I SIGUROJNË FITOREN REALIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Real i Madridit e ka arritur një fitore të vështirë në xhiron e 20 të Euroligës në udhëtim te Bayerni i Mynihut.

‘Los Blancos’ kanë festuar në udhëtimin e tyre në Bavari, 76-81 dhe atë vetëm pas vazhdimeve, pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz, 72-72.

Walter Tavares me 26 pikë e 9 kërcime, ishte më meritori që Reali triumfoi sonte, i ndihmuar edhe nga Gabriel Deck me 12 pikë.

Te Bayerni s’mjaftuan për fitore, Jalen Reynolds me 18 pikë e Wade Baldwin me 14 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.