Basketboll

HARDEN DEBUTON, BROOKLYNI FITON

Prishtinë(AsistiOnline) – James Harden ka debutuar me fanelën e Brooklyn Nets dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nets kanë mposhtur me vështirësi, skuadrën e Orlando Magic, 122-115, përderisa dyshja Durant-Harden, ishin krucialë në këtë fitore të ekipit të tyre.

James Harden në debutim me skuadrën e Nets, arriti shifrat magjike triple-double(32pk, 14ast, 12krc), përderisa super-ylli, Kevin Durant ishte pikëshënuesi më i mirë me plotë 42 pikë.

Tek Orlando s’mjaftoi për fitore, super-performanca e malaziasit, Nikola Vukcevic që realizoi double-double fantastik(34pk 10krc, 7ast).

Tash, Nets kanë 8 fitore e 6 disfata, përderisa Magic me 6 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

https://m.youtube.com/watch?v=_2Tdyjh-tpw

Komentet janë të mbyllura.