EKSKLUZIVE & ZYRTARE: ISH-FUNDORI I SHUMË SKUADRAVE EVROPIANE TE TREPÇA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra mitrovicase, Trepça e ka zëvendësuar shpejtë basketbollistin e lënduar gjatë vikendit, Erving Walker.
Zyrtarë të klubit mitrovicas kanë konfirmuar për AsistiOnline.com, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me një plejmejker me përvojë të madhe në basketbollin evropian.
Ivan Koljeviç është emri i ri i lojtarit që pritet të zbarkojë në Mitrovicë, për të kompletuar mitrovicasit në synimet e tyre për këtë stinor.
Koljeviç 1.87cm, luan në pozitën e fundorit dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës elitare malazeze, ”KK Zeta” me të cilët në 10 ndeshje të zhvilluara, për 37.7 minuta për ndeshje, pati mesatare impresionuese prej, 23.9 pikëve, 6.4 kërcimeve, 8.6 asisteve dhe 1.5 vjedhje të topave.
36 vjeçari nga Cetinje e Malit të Zi, ka përvojë të madhe në top-klube evropiane si: Olimpiakos(Greqi), Bilbao(Spanjë), Lietuvos Rytas(Lituani), Buduçnost(Mal i Zi), Trikala(Greqi), Polpharma(Poloni), Khimki Yuzhny(Rusi) e shumë skuadra të tjera.
Sa i përket transfereve të tjera eventuale, tek Trepça mund të ketë risi në bazë të kërkesave të shtabit teknik.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.