Basketboll

THERANDA NIKOQIRE E NDESHJES SË FUNDIT NGA XHIRO E 16-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, pritet të mbyllet në Therandë me një sfidë tejet interesante.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Ylli në fundjavë mundi Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi pësoi nga Trepça. Therandasit kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E enjte

17:00 Ylli – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.