Basketboll

BASHKIMI E NISË ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka nisur me fitore në derbi, stinorin pranveror në Superligën e femrave.

Vashat prizrenase kanë triumfuar ndaj Penzës së Pejës, që përkundër transfereve të shumta, nuk arriti të impresionojë me lojë dhe pësoi me rezultatin final, 85-74.

Lejzae Davidson me plotë 32 pikë, ishte basketbollistja më e dalluar pse Bashkimi e fitoi këtë ndeshje e ndihmuar edhe nga Aisha Balarabe me 24 pikë dhe Jeta Zeka me 16 sosh.

Te Penza me lojë të mirë u dalluan, transferi i ri Gabrielle Cooper me 24 pikë, tringa Ukaj me 16 pikë, Ashlie Howell me 11 pikë dhe Valbona Bytyqi me 10 pikë.

Bashkimi vazhdon të mbetet i pari në tabelë me 21 pikë, 10 fitore e 1 humbje. Përderisa, Penza ka 16 pikë, 5 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e radhës, Bashkimi udhëton për tu ndeshur me Trepçën e Penza e pret Kastriotin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.