Basketboll

SUPER-PËRBALLJE NA PRET SOT NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që njëra nga përballjet më interesante të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet sot në Mitrovicë.

Trepça pas dy fitoreve radhazi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, që në dy xhirot në stinorin pranveror ka mundur Ponte Prizrenin dhe Bashkimin. Fitorja është shumë e vlefshme për dy skuadrat, që për momentin kanë ambicie të ndryshme. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 12 humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore dhe gjashtë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 17

E dielë

17:00 – Trepça – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.