Basketboll

DY POZITAT E FUNDIT NË TABELË, BALLAFAQOHEN SOT NË GJAKOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e dytë e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës, hapet me një përballje mjaftë interesante që zhvillohet në Gjakovë.

Përballja vendimtare cilësohet kjo në mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë, andaj kjo përballje do të jetë mjaft interesante.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 18

E enjte

15:00 Vëllaznimi – Trepça.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.