MVP I JAVËS NGA XHIRO 18 E SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Adhurues të basketbollit, dilema se kush ishte lojtari më i mirë i xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, nuk është se nuk kishte, por Drilon Hajrizi në bazë të indeksit më të lartë nga të gjithë edhe e fitoi këtë epitet.
Hajrizi udhëhoqi Trepçën drejt fitores ndaj Vëllaznimit ku pati performancë fantastike pasi shënoi plotë 34 pikë që është rekord i shënimeve këtë xhiro, ishte i saktë 60% për 2 pikë, apo thënë ndryshe realizoi 9 nga 15 tentimet, nga gjuajtjet e lira ishte 77% i saktë, duke shënuar 7 nga 9 tentimet dhe kishte 3 shënime për tre pikë nga 9 tentime.
Pos kësaj, Hajrizi kapi edhe 13 topa nën tabelë, asistoi 5 herë për bashkëlojtarët dhe shpërndau një bllokadë ndaj gjigantit Omogbo.
Këto statistika Hajrizit i dhanë indeksin prej +36 dhe pa dyshim ishte lojtari më i mirë i xhiros së 18-të.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.