Basketboll

ZYRTARE: ARIAN QALLAKU RIKTHEHET TE RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas rikthimit të Altin Morinës, skuadra e Rahovecit e ka rikthyer në ekip edhe një ish-lojtar të mëhershëm.

‘Vreshtarët’ kanë njoftuar çaste më parë, kanë njoftuar se kanë rikthyer ish-basketbollistin e tyre të mëparshëm, Arian Qallaku.

Një tjetër rikthim, një tjetër shpresë më shumë drejt arritjes së objektivave. Arian Qallaku sërish në “Mizahir Isma”, për ta ndihmuar skuadrën tonë në shumë aspekte, qoftë në rritjen e fondit të lojtarëve, qoftë në organizim të ndeshjeve.  Ai pritet të jetë në dispozicion të Locit, qysh nga dueli i ardhshëm. Mirë se u ktheve Arian, mirë se u ktheve”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Qallaku në stinorin vjeshtor ishte pjesë e KB Rahovecit, tek të cilët luajti me mesatare prej, 15.3 pikëve, 4.6 kërcimeve dhe 3.8 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.