Basketboll

ARBËR BERISHA TRANSFEROHET TEK SKUADRA QË PRETENDON ELITËN TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i deritanishëm i Golden Eagle Yllit, Arber Berisha është bërë me skuadër të re.

AsistiOnline.com ka mësuar, se qendra 202 centimetërshe, është larguar nga skuadra e Yllit, për të nënshkruajtur me një skuadër turke që ka pretendime serioze.

Berisha ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me skuadrën, ”Bornova Belediyespor” që garon në Ligën e parë të Turqisë dhe aktualisht pozicionohet në pozitën e dytë, duke qenë prej ekipeve pretendente kryesore për inkuadrim në elitën turke në stinorin e ardhshëm.

Berisha këtë stinor me Yllin në 11 ndeshje luajti me mesatare, 7.5 pikë dhe 6.5 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.