Basketboll

XHIRO E 19-TË HAPET SOT ME SUPER-NDESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës, hapet sot me një ndeshje tejet interesante që zhvillohet në Prizren.

Bëhet fjalë për duelin mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinasit. Prizrenasit janë liderë me 13 fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit ndodhen në vendin e gjashtë me pesë fitore dhe 13 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 19

E shtunë

15:00 Prizreni – Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.