Basketboll

PRISHTINA MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR, EMËROHET KRYETARI I RI I KLUBIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, KB Prishtina gjatë ditës së sotme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të saj, ku janë zgjedhur strukturat e reja të klubit.

Kryeqytetasit nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se kryetari i ri i klubit është zgjedhur, Burim Maraj i cili është ish-basketbollist i klubit që tash do të udhëheq me politikat e klubit.

Poashtu sot është zgjedhur edhe bordi i ri i klubit, por që emrat e këtyre të fundit nuk janë publikuar.

Në praninë e shumë anëtarëve dhe dashamirëve të klubit tonë në cilësinë e delegatëve, u votua për kryetarin e ri të klubit. Me të gjitha votat Për, z.Burim Maraj u zgjodh kryetar i ri i klubit Sigal Prishtina. Ish basketbollisti i Prishtinës, Burim Maraj, është magjistër i shkencave të ekonomisë në London Metropolitan University, si dhe ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe ndërmarrësi.

Poashtu sot është zgjedhur edhe Bordi i ri i klubit, i cili premtoi një punë të madhe për klubin më të trofeshëm shqiptar në krejt hapësirën gjeografike shqiptare. Në këtë kuvend zgjedhor, të pranishëm ishin edhe tifo grupi ynë më i mirë shqiptar Plisat, zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, të Komunës së Prishtinës, si dhe sponzorët tanë besnikë”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Të kujtojmë se deri më tani, Prishtina ishte udhëhiqur nga ushtruesi i detyrës së kryetar, Shkëlzen Fetiu i cili e kishte zëvendësuar, Blerand Stavilecin që kishte dhënë dorëheqje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.