Basketboll

”FINAL 8” HAPET SOT ME DERBIN ME RAHOVECIT DHE TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – ”Final 8” i Kupës së Kosovës për ekipet e Superligës për edicionin 2021, hapet sot me një sfidë shumë interesante që është në program.

Takimi i parë çerekfinal është ai ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që e duan këtë trofe të çmuar në basketbollin e Kosovës. Vreshtarët së fundi janë përforcuar me Altin Morinën dhe Arian Qallakun, kurse rikthimi i Drilon Hajrizit ka ringjallur mitrovicasit që kanë rritur edhe ambiciet në këtë edicion.

Ndeshja do të nisë nga ora 16:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Në edicionin e fundit të kësaj gare, pikërisht këto dy skuadra ishin takuar po në çerekfinale dhe në fund, Rahoveci kishte kaluar në gjysmëfinale, duke e mposhtur Trepçën atë kohë me rezultat tepër të ngushtë, 97-95.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.