Basketboll

RC COLA DRITA FINALISTI I PARË I KUPËS SË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Rc Cola Drita është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në Ligën e parë.

Skuadra nga Gjilani ka arritur që para pak çastesh, ta mposhtë ekipin e Istogut në gjysmëfinalen e zhvilluar në Suharekë me rezultat final, 64-69.

Ndeshja ishte shumë interesante me Dritën që i fitoi dy periodat e para të sfidës me rezultat të ngushtë(22-24, 8-16) dhe shkoi në pushim me avantazh dyshifror, 30-40. Ndërsa, Istogu e nisi pjesën e dytë furishëm, duke arritur që kah mesi i çerekut të tretë ta barazojë krejtësisht rezultatin(45-45), por që Drita nuk lejoi humbjen e avantazhin dhe përkundër fitimit të kësaj periode nga Istogu(19-13), gjilanasit mbyllën edhe këtë periodë me epërsi(49-53). Përderisa në periudhën e fundit, istogasit deri në fund u munduan të ngushtonin rezultatin dhe të merrnin epërsinë, por që Drita nuk lejoi dhe e administroi rezultatin, duke e fituar çerekun e fundit minimalisht(15-16) dhe triumfoi në ndeshje.

Individët më të dalluar në fitoren e Dritës sot ishin: Gent Shala me double-double(12pk, 14krc), Xzavier Brmore me 17 pikë, Arian Mehmeti me 13 pikë dhe Bardh Jakupi me 11 sosh.

Tek Istogu s’mjaftuan për fitore: Fisnik Juniku me 22 pikë e Terrick Phillips me 12 sosh.

Me këtë triumf, Drita arrin në finale të Kupës së Kosovës për Ligën e parë dhe në finale do të takohet me fituesin e duelit, Marigona Hill Prishtina – As Prishtina, ndeshje kjo që zhvillohet nesër.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.