Basketboll

ÇEREKFINALJA E FUNDIT, SUPER-DERBI I BASKETBOLLIT KOSOVAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Çerekfinalet e Kupës së Kosovës për këtë edicion, mbyllen sonte me super-sfidën e basketbollit kosovar që pritet të jetë spektakolare.

Fati ka dashur që përballja e fundit çerekfinale të jetë ajo mes rivalëve të përjetshëm, Peja – Prishtina, dy skuadra që sa herë tkaohen mes vete dhurojnë spektakël. Njejtë pritet të jetë edhe sonte, kur të dyja ekipet synojnë kalimin në finale.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Në edicionin e fundit të kësaj gare, Peja e kishte fituar Kupën dhe mbetet kampione në fuqi e saj, përderisa, Prishtina atë kohë ishte eliminuar në çerekfinale nga Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.