Basketboll

”FINAL 8” VAZHDON SOT ME GJYSMËFINALEN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – ”Final 8” i Kupës së Kosovës për ekipet e Superligës për edicionin 2021, vazhdon sot me një sfidë shumë interesante që është në program.

Ponte Prizreni-Vëllaznimi është ndeshja e radhës shumë interesante në këtë ”Final 8”, ku të dyja ekipet kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin për të fituar dhe për të kaluar në gjysmëfinale. Garat e Kupës luhen në vetëm një duel dhe realisht favorit nuk ka, sepse mund të ndodhë gjithçka.

Ndeshja do të nisë nga ora 16:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Duhet cekur se në edicionin e kaluar, Ponte Prizreni ishte eliminuar po në çerekfinale nga Peja. Ndërsa, Vëllaznimi e kishte fituar këtë trofe, për skuadrat e Ligës së parë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.