Basketboll

RAHOVECI – YLLI, ”FINALE” PARA FINALES QË LUHET SOT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet gjysmëfinalja e parë e ”Final Four”-it të Kupës së Kosovës e cila pritet të jetë spektakolare në parket dhe më gjerë.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, skuadra të cilat viteve të fundit e kanë krijuar një rivalitet tejet të madh mes vete dhe sa herë që po ballafaqohen mes vete, po zhvillojnë ndeshje fantastike dhe njejtë pritet të jetë edhe sonte.

Në çerekfinale, Rahoveci e mposhti me shumë telashe, Trepçën për të arritur deri këtu. Përderisa, Ylli triumfoi pa telashe ndaj Bashkimit dhe arriti në këtë fazë e cila pritet të jetë tepër interesante.

Ndeshja do të nisë nga ora 16:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.