Basketboll

SOT FINALJA E MADHE E KUPËS SË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Ligës së parë.

Rc Cola Drita dhe As Prishtina, janë skuadrat që do të ndeshen mes vete në këtë finale e cila pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Rc Cola Drita ka depërtuar në këtë finale, falë fitores ndaj Istogut me rezultat, 64-69, në një ndeshje që ishte shumë dramatike dhe fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit.

Përderisa njejtë ka ndodhur edhe me As Prishtinën, që ka mposhtur me shumë telashe Marigona Hill Prishtinën në gjysmëfinale minimalisht, 72-73.

Skuadrat në fjalë edhe në Ligën e parë, janë pretendentet kryesore për inkuadrim në Superligë dhe sigurisht që ky fakt, do ti nxitë ato për ta fituar këtë trofe të rëndësishëm.

Ndeshja do të nisë nga ora 13:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.