Basketboll

PRISHTINA – BASHKIMI, FINALJA E MADHE E KUPËS SË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave, ku do të kemi një përballje shumë interesante.

Prishtina dhe Bashkimi, janë skuadrat që do të ndeshen për trofeun e Kupës së Kosovës për këtë edicion dhe ndeshja pritet të jetë spektakolare. Kjo për faktin se të dyja klubet janë përforcuar me lojtare dhe normalisht që duan ta nisin Vitin e Ri me trofe.

Takimi do të zhvillohet në Suherakë, ku janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Kupës për sivjet.

Ndeshja do të nisë nga ora 14:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.