Basketboll

PRISHTINA FITUESE E KUPËS SË KOSOVËS PËR EDICIONIN 2020/21

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur që të mposhtë në finale skuadrën e Golden Eagle Yllit me shumë vështirësi dhe me rezultatin final të takimit, 76-72.

Prishtina e nisi këtë ndeshje shumë më mirë se Ylli, duke fituar çerekun e parë, 16-27. Ndërsa çereku i dytë i takoi Yllit më ngushtë, 19-14, përdersa pjesa e parë e takimit u mbyll, 35-41, në favorin e prishtinasve.

Ylli arriti që ta fitojë edhe çerekun e tretë me rezultat të ngushtë, 27-23. Ndërsa në periodën vendimtare, Prishtina arriti të rikthehet tek loja e mirë, duke fituar këtë çerek, 14-18 dhe që ishte determinues për fatin e kësaj finaleje që i takoi Prishtinës.

Individët më meritorë për fitoren e madhe të Prishtinës sonte ishin, Tevin Mack me 24 pikë, Nigel Johnson me 21 pikë dhe Meriton Ismaili me 12 sosh.

Tek Ylli s’mjaftuan për fitore, Erjon Kastrati me 22 pikë, Elyjah Clark me 20 pikë, Valon Bunjaku me 13 pikë, si dhe Demetris Morant me 10 pikë.

Me këtë triumf të madh, Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.