Basketboll

VAZHDON FORMA JO-STABILE E WARRIORS, DALLAS ME FITOREN E DYTË RRADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Luftëtarët e Golden State Ëarriors janë mposhtur për të dytën herë rradhazi, ku tani janë mposhtur nga San Antonio Spurs me rezultat 110-105.

Ishte Dejounte Murray i cili ndihmoi San Antonion drejt fitores së tretë rresht, me Golden State që nuk po arrijnë të jenë stabil këtë sezon.

Murray kompletoi double double me 27 pikë, 10 kërcime e 8 topa të vjedhur ndërsa te Warriors më i dalluari ishte I zakonshmi Steph Curry me 32 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Tani Golden Statë ka rënë në vendin e 9-të me 12 fitore e 12 humbje kurse San Antonio është ngjitur në vendin e 5-të me 14 fitore e 10 humbje.

Teksa mbesim në perëndim, Dallasi duket se e kanë gjetur çelësin drejt fitoreve. Luka Doncic me shokë kësaj rradhe mposhtën Minnesotan me rezultat 127:122. Ishin dyshja evropiane Doncic-Porzingis që udhëhoqën skuadrën drejt fitore së 11 sezonale.

Porzingis kompletoi double double me 27 pikë e 13 kërcime ndërsa Doncic u ndal me 26
pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Dallasi vazhdon të jetë në vendin e 14-të të perëndimit me 11 fitore e 14 humbje kurse Memphis me humbjen e katërt rradhazi është zhvendosur në vendin e 11 me seri 9-11.

Në duelet tjera që u zhvilluan sot në mëngjes u arritën këto rezultate:

Houston Rockets – Charlotte Hornets 94:119
Ëashington Ëizards – Chicago Bulls 105:101
Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 128-113
Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 113-119.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.