PESËSHET EVENTUALE TË SUPERSFIDËS: BASHKIMI – PRISHTINA(F)
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi – Prishtina, është super-sfida që zhvillohet sonte në Superligën e Femrave në basketbollin e Kosovës.
Të dyja ekipet në fjalë sivjet synojnë titullin e kampionit dhe sonte pritet të jetë luftë e madhe për fitore, duke shtuar edhe faktin se para një jave u takuan edhe në finale të Kupës ku triumfoi Prishtina.
Por, cilat janë pesëshet eventuale startuese të dyja skuadrave sonte?
Bashkimi i prirë nga Andrea Rumani, mund të startojë kështu: Lejzae Davidson, Marigona Rushiti, Jeta Zeka, Saranda Daci dhe Aisha Balarabe.
Përderisa, Fidan Shatri pritet të nisë sfidën me këtë 5she: Alexis Tolefree, Irma Konjusha, Enxhi Xhanaj, Era Shatri dhe Aulona Muhadri.
Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe më atraktive në vendin tonë, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.